Prokuroria nis hetime ndaj PDK-së sepse u ka kërkuar votuesve numra telefoni dhe siguri për votën.
Prokuroria ka nisur hetime për të parë nëse ka elemente të veprës penale në rastin e mbledhjes së nënshkrimeve nga PDK në tubimet e veta.
Ky hetim merr shkas nga një raportim i KohaVission ku tregohej se pjesëmarrësit kanë nënshkruar një listë me emër, mbiemër e numër telefoni dhe kanë dhënë siguri se “do të votojnë ‘Fillimin e Ri’ dhe PDK-në”.
Për rastin gjithashtu ankesë është dorëzuar në PZAP nga KDI.
Këtë gjë e ka konfirmuar Albert Krasniqi.
“Ne e kemi dorëzuar ankesën sepse jemi të mendimit se këto lista mund të keqpërdorën për krijim të varësisë ekonomike dhe që t’iu bëhet presion votuesve për të votuar sepse aty iu është kërkuar edhe numri i telefonit”, ka thënë Krasniqi.
PZAP ka afat 72 orë për të vendosur për këtë ankesë.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, presioni për të votuar një parti të caktuar apo kandidat duke e keqpërdorur mundësinë e varësisë ekonomike ose profesionale, është vepër penale e dënueshme prej 1 deri në 5 vjet burgi/arbresh.info/
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...