Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala ka konfirmuar për KALLXO.com se kanë pranuar një kallëzim penal ndaj Gjergj Dedajt të bërë nga Ertan Simitçi, pjesëtar i komunitetit turk në Prizren.
Ertan Simitçi, me kallëzimin penal ndaj Gjergj Dedaj, kërkon nga Prokuroria e Shtetit që menjëherë të nisin procedurat ligjore për gjuhën e përdorur të Dedajt në Facebook. Në kallëzim penal thuhet se gjuha e Gjergj Dedaj nxitë urrejtje, është përçarëse ose mos durimit kombëtar, racor, fetar e etnik.
Simitçi pretendon se gjuha e Dedajt ka kaluar liritë e shprehjes së mendimit të lirë dhe është shkelur e drejta e një kombësie.
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...