Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar të dyshuarin A.S., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes’’.
Sipas njoftimit të prokurorisë dyshohet se i njëjti duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë dhe varësinë nga substancat narkotike të një personi ia merr kartelën bankare dhe më pas në rrjetet sociale bënë thirrje për ndihmë në shumë prej 160.000.00 euro, kinse për shërim të djalit të të dëmtuarit G.D., i cili realisht nuk ekziston, ashtu që 30 persona dërgojnë para për ndihmë dhe i dyshuari tërheq një shumë rreth 4,296.50 euro.
Tutje, thuhet se Prokuroria brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale./Arbresh.info
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...