Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të pandehurit Fitim Doda, për shkak të dyshimit se i njëjti është i përfshirë për veprën vrasje në tentativë që ka ndodhur më 26.03.2024 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.
“Ju njoftojmë se më 24.04.2024, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të pandehurit F.D., për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë” (në tentativë), “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas KPRK-së. Ndaj të pandehurit, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në gjykatën kompetente”, ka thënë Ulaj.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Fitim Dodën dhe Arijan Sijarinën si të dyshuar për vrasje në tentativë.
Plagosja me armë zjarri ka ndodhur më 26.03.2024, rreth orës 13:40, në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prishtinë.
Duke u bazuar në të dhënat fillestare, një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave në zbardhjen e këtij rasti.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar të cilët tashmë vetëm janë identifikuar, dhe po punojnë për ndriçimin e plotë të rastit./Arbresh.info/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...