Është vrarë një 58 vjeçar në afërsi të shtëpisë se tij në fshatin Dumincë të komunës së Podujevë.
Lidhur me rastin për “arbresh.info”, është deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
Deri më tani nuk ka persona të arrestuar, teksa prokuroria po kryen hetime intensive për identifikimin e personave të përshirë në këtë rast.
“Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është kualifikuar “Vrasje”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij akti dhe identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast”, tha Ulaj për arbresh.info.
Ajo shtoi se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Mosha e viktimës është 58 vjeç, derisa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit”, tha Ulaj për arbresh.info.
Lexo edhe:
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...
I tha ‘jo’ Trumpit, Macron shpjegon pse Franca refuzoi të ve...
Tërnava: Bashkësitë fetare në Kosovë kanë pasur lirinë e plo...