Prokuroria Themelore e Ferizajt ka dhënë detaje të reja rreth vrasjes dhe plagosjes së dy personave sot në Kaçanik, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Prokuroria bënë të ditur se ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje dhe plagosje, shkruan arbresh.info.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se gjatë ditës së sotme, rreth orës 14:00, në Kaçanik, një person është privuar nga jeta dhe një person tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e të shtënave me armë. Motivet për këtë ngjarje ende nuk dihen dhe të dyshuarit lidhur me këtë rast gjenden në arrati, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa, personi tjetër i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar rreth zbardhjes së rrethanave të ngjarjes./arbresh.info/
LEXO EDHE
Një i vdekur dhe një i lënduar nga arma e zjarrit në Kaçanik – Arbresh.info
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...