Prokuroria e Shtetit është zotuar të jetë partner i sigurt dhe i gatshëm që do ju del në ndihmë sa herë që paraqitet kërkesa nga ana e gazetarëve dhe ajo përputhet me nevojat e drejtësisë, raporton arbresh.info.
Sipas kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi, caku i përbashkët i të gjithëve duhet të jetë realizimi i drejtësisë.
“Drejtësia jo vetëm që duhet të vihet në vend por edhe duhet të shihet se si ajo vihet në vend, tek atëherë ajo përmbush në tërësi funksionin e vet shoqëror,” është shprehur Lumezi në një tryezë të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
Aty u prezantua raporti “Treguësit për nivelin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve”.
Aktualisht në nivel të zyrës se Lumezit është caktuar një koordinator për mbikëqyrjen e rasteve kur veprat penale kryhen kundër gazetarëve si dhe në shtatë prokuroritë themelore janë caktuar prokurorët e posaçëm qe do t’i trajtojnë me prioritet këto raste./arbresh.info/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore