Prokurori i Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, janë ngritur njëqindetre (103) aktakuza kundër njëqindenëntëmbëdhjetë (119) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëzetetre (23) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është kryer një (1) bastisje në dymbëdhjetë (12) lokacione në tre (3) komuna të ndryshme të Kosovës, si dhe janë sekuestruar 2 vetura, 6 pistoleta, 2 pushkë, fishek të kalibrit të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme e të hollave dhe gjësende tjera./arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira