Prokuroria i Shtetit njofton se, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 36 aktakuza kundër 46 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 15 persona, si dhe në gjykata kompetente janë parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë persona dhe ka ngritur dhjetë aktakuza kundër 14 personave për vepra të ndryshme penale.
E Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 12 aktakuza kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale.
Kurse nga Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, dy persona dhe janë ngritur tri aktakuza kundër gjashtë personave.
Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një person dhe ka ngritur nëntë aktakuza kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Poashtu Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, janë ndaluar dy persona të dyshuar në dy raste të ndara, janë parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave, si dhe, janë ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...