Prokuroria Themelore e Prishtinës ka urdhëruar ndalimin e dy të dyshuarve për “Vrasje në tentativë” të avokatit Gamend Halilaj.
Sipas njoftimit të prokurorisë, përveç vrasjes në tentativë, ata dyshohen edhe për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se më 22 prill 2020, me urdhër të prokurorit të rastit të Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie, ka ndaluar personat me inicialet I. L., dhe Xh. Z., për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Vrasje në tentativë”, nga neni 173 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Po ashtu të njëjtit dyshohen se më 14 prill 2020, rreth orës 15:50, në afërsi të shtëpisë së të dëmtuarit G. H., në Drenas, kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës dhe janë larguar nga vendngjarja./arbresh.info
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit