Është duke vazhduar seanca gjyqësore në Dhomat e Specializuar të Gjykatës Speciale kundër ish-ushtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Prokurori Special gjatë kësaj seance bëri të ditur se të premten e kaluar i ka dorëzuar mbrojtjes paketën numër 8, e cila përfshinë 82 prova materiale.
Sipas tij, në këto prova materiale kishte edhe deklarata të dëshmitarëve, raporton arbresh.info.
“Ne nuk kemi vështirësi për nxjerrjen e materialeve. Të premten e shkuar, ne i nxorëm mbrojtjes paketën e nxjerrjes numër 8 që përfshinte 82 prova materiale, që përfshinte edhe deklaratat e dëshmitarëve”, u shpreh prokurori.
Po ashtu, gjatë kësaj seance u përmend edhe libri që është i shkruar në gjuhën shqipe, dhe i i cili është duke u përdorur si provë materiale në këtë çështje penale.
“Të njëjtën ditë, të premten e shkuar, ne kemi nxjerrë paketën numër 9 mbështetur në rregullin 102 pika 3, që është një libër që është në gjuhën shqipe dhe në anglisht dhe të cilën e kemi diskutuar. Ia kemi dërguar edhe një email mbrojtjes paketat me informacione që kemi zbuluar. E vetmja vështirësi që mund të hasim, u diskutua pak minuta më përpara”, tha tutje prokurori. /arbresh.info/
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut