Prokurori i Shtetit ka njoftuar për raportin e 24 orëve të fundit, se janë ngritur 23 aktakuza kundër 28 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, janë ndaluar nëntë persona, si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë persona të dyshuar, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, si dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale.
Në Prokurorinë Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, janë ndaluar tre persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër personave dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër tetë personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira