Ish-prokurori Blakaj ka hetuar dhe ngritur aktakuzë për disa raste të terrorizmit. Në mesin e aktakuzave të ngritura nga ai është ajo kundër ish-imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, i cili nga gjykata e shkallës së parë muaj më parë është shpallur i pafajshëm.
Para disa javësh, prokurori pati bërë ankesë në Gjykatë të Apelit kundër këtij vendimi dhe ankesa ende nuk është shqyrtuar në shkallë të dytë.
Blakaj ka qenë prokuror edhe në rastin e imamit të xhamisë “El-Kudus” në Gjilan, Zeqirja Qazimi, i cili u pat dënuar me disa vite burgim për terrorizëm.
Së fundmi, Blakaj ka qenë duke hetuar edhe keqpërdorimet në listat e veteranëve të ish- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...