Në intervistat ekskluzive të dhënë për emisioni Drejtësia në Kosovë, Jonathan Ratell (kryeprokuror i EULEX-it), Cezary Mihalchuk (prokuror i krimeve të luftës në EULEX) dhe Charles Hadvey (prokuror i EULEX-it), kanë dhënë detajet e procesit gjyqësor ku u dënuan komandantët e UÇK-së nga rajoni i Drenicës.
Ata kanë thënë se e dinë se kush është viktima për të cilën u akuzua Sami Lushtaku, ndërsa janë përgjigjur në akuzat se dëshmitari i tyre kishte probleme psikike, duke thënë se për rastin “Drenica” vlen një “hetim dhe gjykim model”.
“Ky rast është me rëndësi edhe për shkak se aktgjykimi është dhënë në pajtim me të gjitha rregullat. Ne besojmë se ato rregullat janë detyruese për Kosovën. Prandaj, ky rast edhe mund të shihet si rast shembull sa i përket asaj se si duhet të hetohet, përndiqet dhe gjykohet një rast të krimeve të luftës”, ka thënë Michalzuk.
Me këtë konstatim është pajtuar edhe kryeprokurori i EULEX-it, Jonathan Ratell. Por, ai nuk ka pranuar të flasë për arsyet se pse e vizitoi Sami Lushtakun në QKUK para një viti.
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...