Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka miratuar raportin me rekomandime për Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ky Projektligj u miratua nga të gjithë anëtarët e këtij komisioni.
Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha tha se projektligji është shikuar nga komisioni nen për nen dhe si i tillë i dërgohet Kuvendit për miratim.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli tha se i kanë mbajt dy mbledhje të grupit punues për këtë projektligj për policinë ushtarake. Tutje deputeti Dugolli, i lexoi 13 amendamentet për të cilat pat rekomandime e sugjerime si dhe ndryshime të propozuara të dalura nga grupi punues.
“Jemi mundu që gjatë gjithë kohës të jemi korrekt dhe ta shqyrtojmë secilin nen. Rekomandimet që i kemi bërë grupi punues që ta procedojnë për seancë. Amendamentet që grupi punues i ka parapa që të përfshihen për policinë ushtarake do të dërgohen në Kuvend për miratim”, tha Dugolli./EO/
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...