Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka dhënë sot një lajm të mirë për mësimdhënësit e viteve 90’ta.
Ajo ka thënë se tashmë deputetët kanë pranuar Projektligjin për statusin e Mësimdhënësve të viteve 90’ta, raporton Arbresh.info.
Haxhiu ka kërkuar nga deputetët që të jenë të përkushtuar për ta shndërruar këtë projektligj në një ligj.
“Të gjithë deputetët kanë projektligjin në kutitë e tyre postare. Ky projektligj për statusin e mësimdhënësve 91/99 trajton njohjen e validitetit të sistemit arsimor të Kosovës. Jam shumë i bindur se të gjitha grupet parlamentare do të jemi të përkushtuar që ky projektligj të bëhet ligj. Të bëhet maksimumi e të jemi të përkushtuar që arsimin ashtu siç e mbajtëm në vitet e 90’ta në ato kushte, të japim maksimumin që cilësia të jetë në nivelin e duhur”, ka thënë Haxhiu./Arbresh.info
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova