Gjykata Komerciale shumë shpejt pritet të themelohet, kjo pasi sot Projektligji për këtë gjykatë u miratua në parim edhe në Komisionin Parlamentar për Legjislacion.
Vetëvendosje përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se ky Projektligj shumë shpejt do të shkojë në Kuvendin e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Pas votimit ditë më parë në Qeverinë e Kosovës Projektligji për Gjykatën Komerciale sot u miratua në parim edhe në Komisionin Parlamentar për Legjislacion. Pas këtyre dy hapave i njëjti projektligj i shkon Kuvendit të Kosovës për aprovim nga deputetët.
Ky projektligj ndër të tjera do të mundësojë më shumë siguri që do të thotë më shumë ambient për investime nga bashkatdhetarët tanë dhe investime të huaja në Kosovë.
SHBA-të në bisedime të mbikëqyrura nga afër për të hapur baz...
Pacolli flet për misionin humanitar: Mbi 40 milionë euro të ...
Mbeti jashtë listës së LDK-së për deputet, vjen reagimi i as...
Casillas del kundër që ta emërojnë Mourinhon trajner të Real...
Trump thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit
Kjo do të jetë top 20-ja e PDK-së në listën zgjedhore