Nuk janë të rralla rastet kur dëgjohen ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, politikanë, por edhe analistë duke u shprehur se Gjykata Speciale është e njëanshme sepse gjykon vetëm shqiptarët. Por, kështu nuk mendon profesori amerikan i së drejtës ndërkombëtare, Paul R. Williams.
Ai i sheh Dhomat e Specializuara si një mundësi të mirë për të sjellë drejtësi për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë.
Në dokumentin që profesori Williams e ka dorëzuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara më 30 prill të vitit 2019, (të cilin dokument e ka siguruar Klan Kosova), ai thekson se është me rëndësi që komuniteti ndërkombëtar të mos lejohet ta shtrembërojë juridiksionin e Gjykatës Speciale dhe ta vendosë ngushtë fokusin në një klasë të shqiptarëve dhe në UÇK.
Sipas tij, kjo do të binte në kundërshtim me themelet e drejtësisë dhe llogaridhënies, si dhe do të ishte kundër parimeve themelore të së drejtës dhe drejtësisë së barabartë.
“Dhomat e Specializuara përfshijnë dispozitat për pjesëmarrjen e viktimave, mbrojtjen dhe lehtësimin e dëshmive të dëshmitarëve në lidhje me dhunën seksuale gjatë luftës. Duke pasur parasysh mungesën e ndjekjes ndaj atyre që janë përgjegjës për këto krime, Dhomat e Specializuara paraqesin një mundësi të rrallë për ta korrigjuar dështimin e mëhershëm dhe për të siguruar një dëmshpërblim adekuat gjyqësor ndaj viktimave”, ka shkruar ai.
Williams, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka shërbyer edhe si këshilltar i delegacionit kosovar në konferencën e Rambujesë, Parisit e Vjenës, ka shtuar se Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë me Qeverinë e Kosovës, që të sqarojnë se mandati i Dhomave të Specializuara mbulon të gjitha krimet e kryera në territorin e Kosovës, dhe nuk kufizohet në ndjekje penale të anëtarëve të një grupi të caktuar etnik.
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë