Prodhuesi turk shtetëror i industrisë së mbrojtjes “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE) me të cilin Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje për hapjen në Kosovë të fabrikës për prodhimin e municioneve, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ajo do të jetë sipas standardeve të NATO-s.
Prodhuesi turk në Facebook ka shkruar se fabrika në Kosovë do të jetë moderne.
“Nënshkruam marrëveshje për themelimin e një fabrike moderne në Kosovë që do të prodhojë municion sipas standardeve të NATO-s. Me këtë kontratë të nënshkruar, ne jemi krenarë që kemi kontribuar në eksportet e industrisë së mbrojtjes së Turqisë duke forcuar industrinë e mbrojtjes së vendit tonë mik dhe vëlla, Kosovën”, thuhet në postimin e bërë në Facebook.
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
Gjendet i vdekur një person në Llapqevë të Malishevës
“Fillova si portier”, Sesko zbulon rrugëtimin e tij qesharak...