Korporata Energjetike e Kosovës, njofton qytetarët se sot (E marte) nga orët e pasdites është duke u ballafaquar me disa probleme të theksuara teknike të paraqitura në Termocentralin “Kosovës B”.
Përkundër përpjekjeve maksimale dhe një mobilizimi të përgjithshëm të ekipeve profesionale dhe menaxheriale, jemi të detyruar që në orën 00:00 të aplikojmë ndaljen e njësisë “B2” në mënyrë që të evitojmë pasojat eventuale si rezultat i këtyre problemeve.
Sipas analizave teknike në situatën e krijuar është e pashmangshme ndalja e kësaj njësie përkundër përpjekjeve të shumta të ekipeve që janë angazhuar për t’i sanuar këto defekte. Ndryshe, i gjithë stafi teknik dhe profesional janë të mobilizuar që të rregullohen sa me shpejt këto probleme dhe sa më parë të kthehet në prodhim “Blloku B2”./Rtk
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...