Problemet me mbeturina, qytetari në Hajvali: Po rrezikohet jeta e fëmijëve

08:13 | 10 Janar 2026
R J

Mbeturinat janë bërë problem i gjithëhershëm tash e një kohë në Prishtinë.

Në fshatin Hajvali të Prishtinës, jo rrallë herë e kanë këtë problem, një qytetar i cili ka dëshiruar të mbetet anonim, ka dërguar disa pamje, ku shihet se mbeturinat në rrugën “Bashkim Ramabaja”, në këtë fshat, ka një muaj që nuk i ka larguar askush.

Ai ka shtuar se përveç papastërtisë, po sjellin edhe rrezikun e qenve endacak në lagje, ku gjithashtu është një rrugë mjaft e frekuentuar nga fëmijët e nxënësit e shkollës, teksa ka shtuar se ky problem ka ndodhur dhe më përpara.

Mungesa e menaxhimit të rregullt dhe neglizhenca institucionale po e rëndojnë situatën çdo ditë e më shumë. Kjo gjendje po ndikon negativisht në shëndetin e qytetarëve dhe në pamjen e qytetit./Arbresh.info

Pamje: