Ministrja Rizvanolli priti Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me rastin e përfundimit të mandatit të tij
Prishtinë, 17 mars 2026 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli dhe Ambasadori Orav vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Bashkimit Evropian si konstruktiv dhe miqësor, duke theksuar rëndësinë e këtij partneriteti në mbështetje të reformave dhe proceseve zhvillimore në vend.
Ministrja Rizvanolli e falënderoi Ambasadorin Orav për angazhimin dhe punën e tij gjatë shërbimit në Kosovë, si dhe për kontributin e dhënë në lehtësimin e proceseve me rëndësi për vendin, në dobi të forcimit institucional dhe avancimit të reformave.
Ministrja Rizvanolli i uroi Ambasadorit Orav suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e afërt dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës gjatë mandatit të tij.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...