Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) nënshkruan marrëveshjen për një projekt që do të kontribuojë në uljen e cenueshmërisë nga ndryshimet klimatike në Kosovë.
Kjo marrëveshje është në partneritet me Komunën e Prizrenit.
Ky projekt dyvjeçar, “Mbështetja për një Prizren të Qëndrueshëm – Inicimi i Veprimeve të Përshtatshme Lehtësuese Urbane në nivel Vendi (në anglisht: Urban Nationally Appropriate Mitigation Action – Urban NAMA)” do të ndihmojë qytetin e Prizrenit në zvogëlimin e emetimeve të përgjithshme të gazrave serrë (GHG) përmes bashkëpunimit ndërsektorial në nivel komunal.
Sipas njoftimit për shtyp, përmes bashkëpunimit midis industrisë, qeverisjes lokale, sektorit privat, shoqërisë civile (përfshirë OShC-të që merren me çështje të grave) dhe institucioneve arsimore, projekti do të kontribuojë në krijimin e kushteve më të shëndetshme të jetesës urbane dhe rritje të qëndrueshme; dhe në të njëjtën kohë, duke u bërë shembull si duhet ndërhyrë edhe në qytetet tjera të Kosovës.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja