Nga 14 rastet pozitive me Covid-19 të publikuara mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nëntë janë nga komuna e Gjilanit. Kjo ka bërë qe qeveria komunale të pezullojë punën në repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal në Gjilan, meqë një doktor, dy infermiere dhe një tjetër punëtor janë infektuar me koronavirus.
Në këtë komunë thonë se burimi i infeksionit është një infermiere e cila punon në një klinikë private në Prishtinë, nëna e së cilës është pjesë e ekipit mjekësor në repartin e Pediatrisë së Gjilanit.
Shërbimet e këtij reparti janë bartur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ndërkohë sonte priten rezultatet edhe për 70 persona të tjerë që kanë pasur kontakt me të infektuarit e fundit.
Në komunën e Gjilanit aktualisht janë marrë rreth 70 mostra dhe në mbrëmje pritet rezultati i tyre.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron