Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndërgjegjësuese

23:32 | 10 Mars 2026
Q L

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 12 mars do të shënohet Dita Botërore e Veshkës me aktivitete ndërgjegjësuese për shëndetin e veshkave.

Me moton “Kujdesi për njerëzit, mbrojtje e planetit!”, Kryeqyteti bashkëpunon me Shoqatën e Nefrologëve për të rritur ndërgjegjësimin mbi shëndetin e veshkave dhe parandalimin e sëmundjeve të tyre.

Sipas njoftimit, këtë vit Shoqata e Nefrologëve të Kosovës, ka realizuar një hulumtim shkencor dhe aktivitet ndërgjegjësues në Qendrat e Personave të Moshuar në Prishtinë dhe Gjinoc (Suharekë).

Aktivitetet në Prishtinë janë mbështetur nga Komuna e Prishtinës. Më 12 mars, do të mbahet konferencë për të promovuar diagnostikimin e hershëm dhe edukimin për faktorët e rrezikut si diabeti, hipertensioni dhe obeziteti.

Po ashtu, në vazhdën e fushatës për ndërgjegjësim, nefrologët do të jenë në shkolla për të ndihmuar të rinjtë të kujdesen për shëndetin e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale