Prishtina pritet të bëhet pjesë e hartës globale të inovacionit teknologjik këtë nëntor, pasi do të jetë nikoqire e AI+ Expo, një prej eventeve më të rëndësishme në botë të fushës së Inteligjencës Artificiale, sigurisë kombëtare, inovacionit dhe ekonomisë së së ardhmes.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, i cili theksoi rëndësinë që ky event sjell për kryeqytetin dhe për imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
AI+ Expo mbledh në një vend disa nga emrat më të mëdhenj të teknologjisë globale, përfshirë kompani si OpenAI, Google, NVIDIA, Anthropic dhe Palantir, si dhe përfaqësues të lartë të Pentagonit, senatorë amerikanë dhe universitete elitare botërore. Ngjarja organizohet nga SCSP (Special Competitive Studies Project), një organizatë amerikane e fokusuar në strategjinë globale të inteligjencës artificiale dhe teknologjisë, e udhëhequr nga eksperti shqiptar Ylli Bajraktari.
Sipas organizatorëve dhe autoriteteve lokale, mbajtja e këtij eventi në Prishtinë shihet si një mundësi e rëndësishme për të promovuar potencialin inovativ të rinisë kosovare dhe për ta pozicionuar qytetin si një qendër në rritje të teknologjisë dhe ideve të reja.
Prishtina, siç u theksua në deklaratë, synon të paraqitet si një kryeqytet i një gjenerate që mendon globalisht dhe nuk heziton të jetë pjesë e zhvillimeve më të avancuara teknologjike në botë./Arbresh.info
Kujtim Shala zbulon detaje: Vjosa Osmani bartëse e listës dh...
Konfirmon Azemi: S’ka koalicion klasik me Osmanin, ajo me ek...
Hykmete Bajrami publikon disa prej profileve false që e sulm...
Hoxha takim me Rutte: NATO më e rëndësishme se kurrë, Shqipë...
Prapaskena të çmendura: Fede Valverde humbi kujtesën, lojtar...
Trump kritikon çmimet e larta të biletave për Kupën e Botës:...