Këshilli i prindërve pritet që nga java e ardhshme të filloj me veprime, në të mirë të fillim vitit të ri shkollor.
Pas grevës së nisur nga ana e mësimdhënësve me 25 gusht, prindërit, pa dashur të pengojnë grevistët, duan të fillojnë mësimin.
E këtë, sipas Labinot Salihut, nga ky Këshill, do të bëhet duke i dërguar nxënësit në shkolla, dhe prindërit t’i organizojnë orët mësimore.
Të paktën, Salihu, në Klan Kosova, tha se kjo është prej ideve kryesore, që pritet të konkretizohet pas mbledhjes së ardhshme të Këshillit të Prindërve të Kosovës.
Salihu tha se këtë veprim nuk duan ta bëjnë që të përplasen me dikë, por thjesht duan zbatimin e Kushtetutës e ligjeve, të cilat ua garantojnë të drejtën për mësim nxënësve.
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit