Përmes një deklarate publike, Këshilli i Prindërve ka bërë thirrje për kthim në normalitet, përmirësim e cilësi në arsim.
“Asnjëherë dakord me grevën e SBASHK-ut, asnjëherë solidarë me drejtuesit e paarsyeshëm të SBASHK-ut dhe asnjëherë dakord me logjikën e të bërit grevë të plotë, të pa afat, të pamëshirshme e shumë të dëmshme të fëmijët tanë, arsimin dhe vendin tonë. Por greva në arsimin fillor obligativ duhet ndaluar me ligj. Pikë””, thuhet në një shkrim publik nga Këshilli i Prindërve të Kosovës.
Ky vjen pas më shumë se një muaj grevë që u mbajt në tërë sektorin e arsimit. Mësimi ka nisur të hënën, megjithatë dëmet që u janë shkaktuar nxënësve dhe arsimit konsiderohen të jenë të mëdha.
Prindërit kërkojnë normalitet, përmirësim e cilësi në arsim.
Kujtojmë se në një shkrim të më hershëm, Këshilli i Prindërve bëri thirrje që prindërit duhet të organizohen në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit. /arbresh.info/
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi