Tragjedia që ndodhi dje në Bullgari ku humbën jetën 45 persona, shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, ka qenë ngjarja më e rëndë për këtë shtet viteve të fundit. Teksa një prezantuese e AlsatM po jepte lajmin për këtë tragjedi nuk ka mundur t’i mbajë lotët. Ajo ka qarë dhe është ndalur duke mos mundur të vazhdojë.
Kujtojmë, se në një aksident në një rrugë afër qytetit të Bullgarisë, Pernik, 45 persona, përfshirë ngasësin e autobusit të kompanisë “Besa Trans”, kanë humbur jetën. Autobusi nga Maqedonia e Veriut, i cili ka qenë duke udhëtuar drejt Shkupit, është përfshirë nga flakët dhe është rrotulluar, ka njoftuar Ministria bullgare e Punëve të Brendshme. Në mesin e të vdekurve kanë qenë edhe 12 fëmijë. Autobusi ka qenë duke u kthyer në Shkup nga një ekskursion në Stamboll. /arbresh.info
Çmimet e produkteve elementare vazhdojnë të jenë të larta
Paralajmëron Trump: Nëse bisedimet dështojnë, pasojat për Ir...
Muriqi për median spanjolle: Kurrë s’e mendova se mund ta hu...
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat e pasaportave, hyn n...
Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimi...
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...