Largohet autobusi i djegur ku vdiqën 46 persona

09:49 | 24 Nëntor 2021

Mbetjet e autobusit të djegur, që ua mori jetën 46 personave në Bullgari të martën, është larguar nga vendi i ngjarjes në orët e para të së mërkurës.

Autobusi po bartte udhëtarët drejt Maqedonisë së Veriut pas vizitës në Stamboll.

Vetëm shtatë persona mbijetuan, ndërsa nga të vdekurit 12 ishin fëmijë.

Ende s’janë konfirmuar shkaqet e incidentit.

Zyrtarët kanë njoftuar se do të ketë hetime të thella për rastin.

Shumica dërrmuese e viktimave ishin shqiptarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara