Dy persona shtetas serb janë arrestuar dje në pikën kufitare në Bërnjak, pasi që të njëjtit kishin tentuar të hynin në Kosovë me test të falsifikuar, Antigjen Sars-Cov-2.
Njoftimi i plotë:
FALSIFIKIM I DOKUMENTIT
• SPK Bërnjak 11.09.2021-09:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka prezantuar një dokument (vërtetim) Antigjen Sars-Cov-2 të datës 11.09.2021 i cili dyshohet se mund të jetë i falsifikuar dhe është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe të dëbohet në Serbi ndërsa rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
• SPK Bërnjak 11.09.2021-09:45. Është arrestuar e dyshuara femër, shtetase e Serbisë pasi që e njëjta ka prezantuar një dokument (vërtetim) Antigjen Sars-Cov-2 të datës 11.09.2021 2021 i cili dyshohet se mundë të jetë i falsifikuar dhe është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe të dëbohet në Serbi ndërsa rasti të procedohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e Policisë./arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...