Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi dje në spital trenjakët që lindën gjatë ndërrimit të motmoteve, një ngjarje e rrallë dhe simbolike për fillimin e vitit të ri.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Osmani tha se vizita u bë me ftesë të nënës së re, Fjolla Ibrahimi Starabaja.
Ajo tha se në dhomën e lindjes mbizotëronte dashuria, forca dhe përkushtimi.
Presidentja Osmani theksoi se foshnjat po rriten të rrethuar nga dashuria e pakushtëzuar e familjes dhe nga përkujdesja profesionale e stafit mjekësor, të cilët çdo ditë ofrojnë kujdes maksimal për jetët më të reja në vend.
“Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë të përbashkët. Mbështetja për nënat, fëmijët dhe familjet duhet të vazhdojë,” u shpreh Osmani, duke uruar që këta fëmijë të rriten me shëndet, dashuri dhe siguri, dhe që çdo nënë të ndihet e mbështetur dhe e vlerësuar.
Në Merdarë, 40 minuta pritje për të dal nga Kosova
SHBA dhe Europa “në garë” për Groenlandën
Gjendet i vdekur 60-vjeçari në Elbasan
E dhimbshme: 70 vjeçari vdes disa ditë pasi u godit nga vetu...
Parashikimi i motit për sot
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...