Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 26-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), duke vlerësuar punën dhe kontributin e këtij institucioni në forcimin e rendit dhe drejtësisë.
Presidentja theksoi se puna në SHKK kërkon zemër dhe humanizëm, duke shtuar se përmes angazhimit të këtij institucioni, sistemi korrektues ndikon në vënien e rendit në vend.
“As një shtet nuk mund të qëndrojë drejtë pa forcën e rendit të ndërgjegjes dhe drejtësisë, është një nder i madh për mua qe unë ndodhem këtu. Sot, ky shërbim edhe pse pak i dukshëm për publikun, është shumë i rëndësishëm për shtetin tonë. Ky është një profesion qe kërkon zemër dhe humanizëm, fale punës suaj ne kemi një sistem qe ndikon në vënien e rendit. Zonja dhe zotërinj pavarësisht vështirësive ju keni treguar së jeni të gatshëm për vënjen e rendit, puna juaj është vlerësuar edhe jashtë kufijve tanë, dhe ky shërbim funksionon më standarde evropiane. Falënderimi më i veqant për ju vjen për gratë qe i shërbejnë këtij institucioni, natyrisht së secila prej tyre ka dhënë kontribut të jashtëzakonshme për të gjitha sukseset që po i festojmë sot”, tha Osmani./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...