Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim një delegacion nga Qendra për Evropë e Këshillit Atlantik (Atlantic Council) të udhëhequr nga Jörn Fleck, drejtor i lartë.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, hapat e mëtejmë në integrimin e Republikës së Kosovës në institucionet euroatlantike, dialogun me Serbinë, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me Këshillin Atlantik.
Duke folur për zhvillimet aktuale gjeopolitik në Evropë, Osmani theksoi se Republika e Kosovës mbetet e angazhuar për paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë, ndërsa tha se integrimi i plotë i Kosovës në institucionet euroatlantike bashkë me shtete tjera demokratike të rajonit është jetik për të arritur këtë qëllim.
Tutje, Presidentja foli për rolin konstruktiv dhe qasjen proaktive të Kosovës në dialogun me Serbinë, si dhe koordinimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës me aleatë dhe partnerë ndërkombëtarë.
Presidentja ka ritheksuar rëndësinë e mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial, kushtetutshmërisë dhe mbrojtjes së funksionalitetit të shtetit në çdo hap.
Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për forcimin e partneritetit në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara si dhe thellimin e bashkëpunimit me programe të ndryshme të Këshillit Atlantik./Arbresh.info/


Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin
Turqit nuk do të stërviten në “Fadil Vokrri” ...