Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, ka nënshkruar sot Dekretin, me të cilin mandaton Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti.
Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, Kurti, është i obliguar që jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim.
Presidentja i ka uruar suksese z.Kurti, kryeministër në detyrë, me shpresën që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues./Arbresh.info



Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...
Liverpooli triumfon me rezultat të thellë ndaj West Hamit