Artistja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, mbrëmë ishte nominuar në tre kategori në “Brit Awards 2021″.
Ajo ka rezultuar të jetë edhe kësaj radhe e suksesshme, pasi mori çmimet kryesore, shkruan portali arbresh.info
E këtij suksesi të jashtëzakonshëm të artistes shqiptare, iu gëzua edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila bëri dedikim të veçantë për suksesin e saj.
”Urime yllit tonë Dua Lipa e cila dominoi në Brits2021 mbrëmjen e kaluar. Albumi i saj i fundit erdhi në një kohë të vështirë për shumë njerëz, ndaj meriton mirënjohje për gëzimin që muzika e saj ka sjellë në të gjithë botën. Me dashuri nga Kosova!”.- ka shkruar Osmani në twitter.

Përpos suksesit me prodhimtari muzikore, vlen të përmendet se ajo mori vëmendje të madhe edhe me paraqitjen. /arbresh.info/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...