Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Ali bin Hamad Al-Marri, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
Ambasadori Al-Marri ia ka dorëzuar Presidentes Osmani ftesën zyrtare të Emirit të Katarit, shkëlqesisë së tij Sheik Tamim Bin Hamad Al Thani për realizimin e një vizite në këtë shtet, në një kohë të përshtatshme për të dy palët.
Osmani ka falënderuar ambasadorin Al-Marri për ftesën dhe ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyeshme.
Më tej, Presidentja ka theksuar se Kosova është e interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, në fushën e mbrojtjes, kulturës dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm. Në kontekst të këtij bashkëpunimi, Osmani ka kërkuar nga Katari lehtësimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...