Presidentja nga Këshilli Atlantik: Jam krenare që përfaqësoj një popull që ka shumë dhembshuri, talent e potencial

10:13 | 11 Nëntor 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, ka marrë pjesë në ndarjen e çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlantik.

Në këtë event ylli ndërkombëtar, Dua Lipa është nderuar me çmimin “Artistja e Shquar e Vitit 2021”, shkruan portali arbresh.info

Në një fjalë nderi, presidentja Osmani tha se ndjehet krenare që përfaqëson një popull që ka kaq shumë dhembshuri, shumë talent dhe potencial.

Presidentja shtoi tutje se Kosova është storia më e madhe e suksesit në politikën e jashtme.

“Mbështetja juaj ka qenë e paçmueshme. Por sot ne përballemi me shumë sfida, dhe ne shpresojmë të vazhdojmë të mbështetemi te të gjithë ju, ndërsa hapim një kapitull të ri në përpjekjet tona për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Kosova është fener i shpresës dhe i demokracisë. Vetëm 13 vite nga shpallja e pavarësisë tonë, sot ne kemi atë lloj të stabilitetit institucional, që shumë vende të tjera vetëm mund ta ëndërrojnë”, tha Presidentja.

Përndyshe, për shpërblimin në edicionin e 60-të, protagonistja e këtij eventi Dua Lipa u shpreh se ndihet e nderuar dhe shumë krenare për vlerësimin. /arbresh.info/

Lexo edhe:

Dua Lipa merr çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021” në Distinguished Leadership Award

Lajmet më të lexuara