Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani foli para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me dhunimet seksuale të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Osmani përmendi Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila doli publikisht të flasë për këtë çështje.
Ajo përmendi se si dhuna seksuale ishte një nga “taktikat brutale të përdorura nga regjimi i Millosheviqit”.
Postimi i plotë i saj:
Fjalimi im para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shteteve të shumta anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesve të shoqërisë civile e mediave lidhur me dhunimet seksuale të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Falënderoj Shqipërinë për nismën, si dhe për ftesën që të flas në emër të Republikës së Kosovës, duke i dhënë kështu zë mijëra të mbijetuarëve të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë. Mirënjohëse edhe ndaj Shteteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar si bashkërorganizatorë të kësaj seance./Arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim