Çështja e pjesëmarrjes së Kosovës kishte vënë në pikëpyetje Samitin në mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në muajin maj në Sofje të Bullgarisë.
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, i kishte thënë homologut të tij, Boyko Borissov, se ai mund të mos shkonte nëse pjesëmarrës ishte Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Bullgaria, si kryesuese e radhës e Këshillit të BE-së, ka vënë prioritet afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe për këtë ka organizuar samit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë. Konteksti me Spanjën është pasqyruar këtë javë edhe në mediat e Bullgarisë, por edhe në ato të Brukselit.
Lajmi.net ka siguruar ftesën e Bashkimit Evropian dhe Bullgarisë si kryesuese, për pjesëmarrje në këtë samit për presidentin Thaçi, e cila mban datën e 23 marsit 2018.
Kjo ftesë shihet se është nënshkruar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe nga Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov.
Bullgaria, e cila aktualisht mban Presidencën e Këshillit të BE-së, do të presë në muajin maj udhëheqësit e 27 vendeve të BE-së dhe të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në mesin e shteteve të BE-së, Republikën e Kosovës nuk e njohin ende pesë shtetet anëtare, Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania. Arsyeja kryesore pse këto shtete nuk e njohin Kosovën është frika që kanë nga separatizmi në territorin e tyre. Megjithatë, përveç Spanjës, shtetet e tjera anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, e përkrahin perspektivën evropiane të Kosovës dhe anëtarësimin e pjesëmarrjen në organizata dhe forume ndërkombëtare./Lajmi.net/


Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...