I pyetur se përse nuk e ka vizituar Preshevën ai ka thënë se nuk mund të merr vendim t’ia mësyj kufirit për ballafaqim me ushtarët e Serbisë.
“Me ta jam ballafaquar me shokët e mi në luftë dhe sot nuk do të ballafaqohem. Unë e kam një dënim dhe nuk kam kërkuar asnjëherë të ma falin dhe sot ata më ftuan ta vizitojë Preshevën, por Beogradi nuk e sheh të arsyeshme prezencën time atje. Nuk kam bërë asnjëherë një kërkesë të tillë sepse e di përgjigjen e tyre dhe do të doja t’i vizitoja ata njerëz. Të bisedoj me ta t’i dëgjoj hallet. Por edhe pse nuk kam shkuar atje do të bashkëpunoj ngushtë për kauzën e tyre. Por nuk jam unë, ka edhe të tjerë që nuk mund të shkojnë sepse janë të dënuar e të ndjekur për shkak të kauzës kombëtare. Unë ftoj qoftë ministra, deputetë që mund të shkojnë, por për kauzën e tyre jo qëllime tjera. Ka të tillë që mund të shkojnë pa iu hy thera në këmbë dhe do ti përshëndesja nëse shkojnë”, ka thënë ai./Arbresh.info/
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...