Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar veprimtarin e lëvizjes kombëtare për liri dhe pavarësi, Skënder Çekun.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Ceku dha kontribut të çmuar në furnizimin e hershëm me armatim të njësiteve të UÇK-së.
Sipas tij, kontributi i tij ishte tejet i madh edhe kur ishte bashkuar me vajzat dhe djemtë tanë në frontet e luftës, në fillim të verës së vitit 1998.
Postimi i plotë:
SKËNDER ÇEKU ishte veprimtar i hershëm dhe figurë e ndritur e lëvizjes sonë kombëtare për liri dhe pavarësi. Ai dha kontribut të çmuar në furnizimin e hershëm me armatim të njësiteve të UÇK-së. Por, kontributi i tij ishte tejet i madh edhe kur ishte bashkuar me vajzat dhe djemtë tanë në frontet e luftës, në fillim të verës së vitit 1998. Skënder Çeku u shqua për guxim të madh dhe për aftësi të rralla luftarake deri sa ndërroi jetë më 17 gusht 1998, pas plagëve të rënda që kishte marrë në betejë kundër forcave policore dhe ushtarake të Serbisë.
Lavdi jetës dhe veprës së heroit Skënder Çeku! HTH
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...