Presidenti Thaçi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se Kosova këtë javë ka bërë dy hapa të mëdhenj drejt ardhmërisë së sigurt në paqe e prosperitet, shkruan arbresh.info.
Këta dy hapa, presidenti Thaci ka thënë se ishin themelimi i ekipit përgatitor për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin dhe arritja e marrëveshjes për projektin “Kosova e re”.
Ky është statusi i tij në facebook:
“Kosova bëri dy hapa të mëdhenj drejt ardhmërisë së sigurt në paqe e prosperitet këtë javë. Hapi i parë ishte themelimi i Ekipit Përgatitor që do të përgatisë infrastrukturën teknike e ligjore për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin, si hap përmbyllës i kapitullit të luftës. Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin synon që duke promovuar dialogun në mes të gjitha komuniteteve në Kosovë të arrijë pajtimin për dhimbjet e shkaktuara nga lufta dhe pajtimin që të mos përsëriten më kurrë ato vuajtje dhe shkatërrime. Hapi i dytë ishte arritja e marrëveshjes për projektin “Kosova e Re”, që do të nënshkruhet nga palët më 20 dhjetor. Është ky investimi më i madh privat në historinë e Kosovës, prej rreth 1.3 miliardë euro, që do të krijojë 10.000 vende të reja të punës. Mbi të gjitha do të sigurojë pavarësinë energjetike të Kosovës dhe garantojë investimet e tjera në prodhim dhe ekonomi në përgjithësi. Janë hapa historikë që do të forcojnë paqen dhe prosperitetin për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke kontribuar kështu edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon e më gjerë. Kur kujtojmë se ku ishim dy dekada më herët, nuk mund të mos mburremi me të arriturat e popullit tonë dhe me përkushtimin për një shtet shembullor”, ka shkruar presidenti Thaçi në facebook.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin