Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me t’u kthyer nga SHBA-të ka mbajtur një konferencë për media.
Ai i pyetur se çka nënkupton me korrigjimin e lehtë ka thënë se nuk duhet lejuar asociacionin me kompetenca ekzekutive duke mos e konkretizuar saktësisht çfarë ka dashur të thotë, raporton arbresh.info.
“Nuk duhet lejuar asociacionin me kompetenca ekzekutive ndërsa çështjet tjera i shikon delegacioni shtetëror. Ne kemi bërë zyrtarizmin e kufijve me Maqedoninë e Malin e Zi, duhet ta bëjmë edhe me Serbinë. Kufijtë e Kosovës janë edhe në veri edhe në Kosovë. Deklarata e Vuçiqit për mosnjohje të kufijve nuk janë të zakonshme nëse nuk do të ishte kështu”, ka thënë ai.
Më tej Thaçi ka thënë se Kosova nuk duhet të jetë pengesë në dialog.
“Ne duam marrëveshje finale që do të mund të ishte gjithëpërfshirëse. Kosova nuk duhet të jetë si pengesë në dialog” , ka thënë ai./arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...