Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se sot se presidenti nuk ka autoritet kushtetues që të vendosë për shtyrjen e zgjedhjeve lokale për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me COVID-19.
Cakolli në një postim në Facebook shkruan se shtyrja e zgjedhjeve paraqet cenim të konventave ndërkombëtare dhe Kodit të Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore.
Postimi i plotë:
Meqenëse tash seriozisht po trajtohet mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve lokale, t’i rikujtojmë disa argumente të parashtruara një vit më parë:
-Presidenti nuk ka autoritet kushtetues që të vendosë për shtyrjen e zgjedhjeve komunale për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me COVID-19;
– Shtyrja e zgjedhjeve privon qytetarët nga e drejta e tyre kushtetuese, sipas nenit 45, për t’u zgjedhur apo për të zgjedhur një nga kandidatët e certifikuar nga KQZ-ja;
– Shtyrja e zgjedhjeve ndalon që demokracia të materializojë funksionin e vetë përmes pjesëmarrjes së qytetarëve të komunës në
drejtim të zgjedhjes përmes votimit të përfaqësuesit të tyre në komunën përkatëse;
– Shtyrja e zgjedhjeve paraqet cenim të konventave ndërkombëtare dhe Kodit të Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore. Shtyrja, pa mbështetje kushtetuese dhe ligjore, shkel po ashtu të drejtat e garantuara sipas nenit 3 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së;
Këto argumente (dhe të tjera) kundër shtyrjes së zgjedhjeve janë parashtruar pranë Gjykatës Kushtetuese (Rasti KO98/20) nga grupi parlamentar i LVV-së, kur Presidenti Thaçi kishte shtyrë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...