Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq i cili po qëndron për një vizitë në Shqipëri ka folur rreth çështjes së kufirit me Kosovën.
Sipas tij, çështja e Marrëveshjes së Demarkacionit është mbyllur, transmeton Indeksonline.
Gjatë një konference për media ai ka thënë se marrëveshja është ratifikuar në Mal të Zi dhe ka shumicën në Kosovës dhe se tani kjo është vetëm një çështje e brendshme e Kosovës.
“Marrëveshja është e mbyllur. Është ratifikuar në Mal të Zi dhe ka shumicën në Kosove. Kjo është një çështje e brendshme e Kosovës. Duhet të llogaritet që Brukseli ia ka vënë kusht Kosovës këtë çështje. Sa më parë të zgjidhet kjo punë. Mirëpo Kosova do ta zgjidh ashtu siç duhet”, ka thënë ai./Indeksonline
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...