Presidenti i vendit Hashim Thaçi iu ka bërë thirrje subjekteve politike në Kosovë për të qenë pjesëmarrës në negociatat përballë homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut në Bruksel.
Thaçi këto deklarata i ka bërë disa minuta pas përfundimit të takimit të tij që e pati sonte me Vuçiq, ndërsa ka shtuar se beteja për Kosovën është në tavolinën e Brukselit.
”Afatizimi apo periudha kohore e së arrituri marrëveshja po afrohet. Bëj thirrje subjekteve politike kosovare që të ballafaqohemi bashkë në tavolinë e mos të humbim energji – betejën e kemi këtu”.
”Klima nuk është e mirë por dialogu është një proces për marrëveshjen në të cilën jam i sigurt se do të arrihet”.
”Takimi i radhës do të jetë në të ardhmen jo të largët. Ka qenë pozicion udhëheqës i takimit”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...