Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i zhgënjyer pasi që Kosova dështoi të bëhet anëtare e INTERPOL-it, duke vlerësuar si humbëse edhe Serbinë, raporton arbresh.info.
“Kosova ka rrugën e vetë si shtet i pavarur. Dështimi sotëm tregon përvojën e një përkushtimi më të madh politik e institucional. Sot, nuk ka as fitues por mund të them lirisht se jemi humbës edhe Kosova, por edhe Serbia. Sepse fitues është vetëm krimi i organizuar”, deklaroi Thaçi.
Kosova nuk merr votat e nevojshme për anëtarësim në INTERPOL
Tutje presidenti nuk ka hequr dorë nga marrëveshja finale me Serbinë dhe dialogu.
Është shprehur se Kosova dhe Serbia nuk duhet ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugët e veta.
“INTERPOL-i është mekanizëm i rendit dhe ligjit, Kosova ka dëshiruar të jetë sigurues i paqes dhe luftës ndaj terrorizmit dhe kibernetike. Kjo duhet të qartësojë edhe një herë gjithë opinionin se Kosova dhe Serbia në vend që ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugëtimin, duhet të arrijnë marrëveshjen përfundimtare”, deklaroi Hashim Thaçi./arbresh.info/
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë