Presidenti i Sierra Leones hedh poshtë pretendimet e Serbisë për “ç’njohje” thotë se do të forcojnë lidhjet me Kosovën

15:29 | 12 Prill 2025
E.K

Presidenti i Sierra Leones, Julius Maada Bio, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të tij në Turqi, duke shprehur angazhimin për thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Bio ka theksuar rëndësinë e këtij takimi, duke e cilësuar si një mundësi për të forcuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

“Ndjehem tepër mirë që pata rastin ta takoj presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ne ramë dakord të forcojmë lidhjet dypalëshe midis Sierra Leones dhe Kosovës, duke u angazhuar për të bashkëpunuar në iniciativa të ndryshme që do të përfitojnë të dy kombet”, ka shkruar ai.

Sierra Leone e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 11 qershor 2008, duke u bërë një nga shtetet që mbështeti njohjen ndërkombëtare të shtetit të ri. Megjithatë, pas kësaj njohjeje, Serbia ka përpjekur të minojë këtë vendim, duke pretenduar se Sierra Leone mund të kishte tërhequr njohjen e saj të pavarësisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale