Presidenti i NDI-së bashkëbisedon me studentë

19:06 | 5 Tetor 2017

Presidenti i Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan (NDI), Keneth Wollack, do të zhvillojë bashkëbisedim me studentë të universiteteve të akredituara në Kosovë, në lidhje me sfidat në ndërtimin e demokracisë.

Wollack do të diskutojë rreth programeve të NDI-së dhe organizatave e institucioneve të tjera ndërkombëtare për zhvillimin dhe avancimin e demokracisë në nivel global, si dhe problemet me të cilat ballafaqohen vendet në tranzicion, në përpjekjet e tyre për të forcuar demokracinë dhe qeverisjen e mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara